Mattia Perin, portieri i Genoa-s, prej kohësh është në objektivin e skuadrave të mëdha të Italisë, por jo vetëm. 25-vjeçari edhe pse shtatshkurtër ka spikatur me aftësitë e tij dhe për këtë arsye mbi të tjerë të interesuar kanë qenë Interi dhe Juventusi.

Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat italiane ‘gardiani’ i Genoa-s nuke ka fshehur se në fund të sezonit mund të zgjedhë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën.

“Nuk mund ta fsheh, si një 25-vjeçar dua të testoj vetën në Ligën e Kampionëve. Mbi të gjitha dua të kuptoj se a meritoj të luaj në nivele të tilla. Nëse kam rastin, do ta mendoj seriozisht.

Mund të largohem, por edhe të qëndroj”, ka thënë Perin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: