TIRANE- Publikohet videoja e momentit kur policia arrin të bllokojë një të ri, 22-vjeç që lëvizte me një “Range Rover” në Kamëz, pasi kishte përplasur një kalimtar në Kodër Kamëz.

Në video tregohet momenti kur efektivët e policisë flasin në telefon me eprorët e tyre dhe sqarojnë se kanë arritur ta kapin shoferin problematik në afërsi të Unazës së Re.

Pas kontrollit në mjetin e E. Gj., policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike. Blutë e kryeqytetit konstatuan gjithashtu se “i forti” që la një person të shtrirë në rrugë, pa i dhënë ndihmën e parë, ishte edhe nën efektin e alkoolit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb