Të dielën stadiumi “Wembley” do të bëhet dëshmitari i përplasjes së parë të dy pretendentëve për titull në “Premier League”, pasi Totenham do të presë në “shtëpi” Chelsa-n e Antonio Conte-s. Në intervistën e prag kësaj sfide, tekniku i bluve të Londrës nuk mund t’i shmangej një pyetje lidhur me Diego Costa-n, futbollist të cilën Conte kërkon t’a largoj nga Chelsea.

Credit: Sky Sports News

“Diego është shprehur që ai nuk është trajtuar mire nga klubi, madje nuk dëshiron më të kthehet dhe ka kërkuar largimin tek Atletico Madrid.”-i drejtohet gazetari Conte-s. Ndërsa përgjigja është disi e veçantë pasi përmes ironisë dhe të qeshurave ai shprehet: “Është deklaratë e shkëlqyer, preferoj të qesh.”

Kujtojmë se në përfundim të sezonit të shkuar Conte nëpërmjet një sms i komunikoj Diego Costa-s se ai nuk bënte më pjesë në planet e tij. Futbollisti i cili për momentin ndodhet në Brazil para pak ditësh u shpreh se Conte nuk është një burrë pasi gjerat duhet t’ia kishte thënë në sy, ndërsa klubi i Chelsea-s sipas futbollistit po e trajton si “kriminel”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb