TIRANE – Pak janë më parë, disa portale në Maqedoni shkruan se këngëtari Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor dhe se lajmi u shpërnda me shpejtësi edhe neë media shqiptare.

8a95f49380cba8631fae0d52f0bbc7ee

Viktima e radhës e këtyre portaleve, është bërë kësaj here këngëtari Sinan Vllasaliu, ku sipas mediave edhe ai ka ndërruar jetë në një aksident, dhe lajmi ishte shoqëruar me një bashkim fotosh, të këngëtarit dhe një makine e dëmtuar totalisht si pasojë e përplasjes.

Fatmirësisht kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, dhe ajo që e ka çtensionuar pak situatën, ishte reagimi i vetë këngëtarit teksa ka lexuar një lajm të tillë. Ai është informuar nga familjarët në ‘Viber’ në lidhje me atë çfarë mediat kishin shkruar për të, por përgjigjja e tij ishte paksa befasuese.
“Ishalla zoti më çon në xhenet”, -ka shkruar ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb