Mohamed Salah, futbollisti i Liverpool që ka impresionuar dhe mahnitur “Premier League”, është hero jo vetëm në ekipit ku luan, por edhe në Egjipt.

Në zgjedhjet presidenciale të zhvilluar së fundmi, shumë qytetarë i kanë çuar dëm fletët e votimit pasi në to kanë shënuar emrin e Mohamed Salah. Kjo për shkak se mëngjarashi e nderoi kombëtaren e tij duke shënuar një gol in-ekstremis që e kualifikoi për në Kupën e Botës pas shumë vitesh.

Sipas “The Economist” 25-vjeçari në zgjedhjet presidenciale ka marrë mbi 1 mln vota, që të kthyer në përqindje i bie 5%.

Zgjedhjet u fituan nga Abdel Fattah al-Sisi, por fakt interesant ishte se Salah mundi në këtë ‘garë’ kandidatin tjetër Moussa Mustafa Moussa i cili mori vetëm 3% të votave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb