TIRANE – Dielli bëhet i kuq në Britaninë e Madhe. Ai u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të Evropës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit.

I zbutur nga uragan në stuhi, Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlande, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara shkruan Daily Mail.

Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq. Agjencia meteorologjike thanë se fenomeni ishte shkaktuar si pasoje e stuhisë, e cila kishte marrë me vete rërë sahariane dhe tym nga zjarret në Spanjë e Portugali.

Shumë njerëz postuan foto dhe video të fenomenit në rrjet. “Bristol dukej si në filmin Planeti i Kuq, moti është vërtet i çuditshëm”-shkruajti një prej përdoruesve në twitter. Në disa zona dritat e rrugës u ndezën në mes të ditës, pasi pluhuri bllokoi pjesërisht dritën e diellit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb