Duket si një ngjarje e pabesueshme por është e vërtetë. Një student i cili po ecte gjatë një fushe golfi është sulmuar nga një patë dhe si pasojë ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në një fushë golfi në “Blissfield Community School” në shtetin e Michiganit, në Amerikë.

Sportisti i ri edhe pak minuta më parë ishte përpjekur t’i shpëtonte një “sulmi” të tillë, kur një patë nuk e lejonte që të gjuante topin e lojës.

Por, krejt papritur, nga pas shpine ka mbërritur një tjetër patë, edhe më e madhe, e cila e ka goditur disa herë sportistin, duke e rrëzuar në tokë dhe e çukitur fort më sqep në kokë. Sportisti ka marrë plagë të ndryshme, që është trembur pa masë nga incidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb