MADRID- Policia spanjolle arrestoi në Sils, pranë Girona, tre persona të akuzuar se prodhonin kopie të falsifikuara të veturave Ferrari dhe Lamborghini, duke sekuestruar 14 makina që ishin duke u transformuar.

Hetimi që solli këto arrestime filloi kur në qytetin Benidorm, ku ishte zbuluar një Ferrari falso, i realizuar në shkelje të patentave industriale të markës së Maranello-s.

Falsifikatorët e Sils, prodhonin veturat supersportive të luksit duke transformuar pamjen e makinave të thjeshta. Veturat e falsifikuara më pas shiteshin si të përdorura në internet.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: