TIRANE- Një përballje epike mund të konsiderohet kjo e sotmja në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, ku Shqipe Karaj ka vendosur të përballë live burrin e saj, Alfred Karaj nga Fushë-Kruja me personin që ai e akuzon se e ka dashnor.

Shqipja tregoi me detaje martesën që 15 vjec dhe kur nisën problemet për ta. Ajo thotë se 6 muajt e parë të martesës ka qendruar në rregull, por më pas ai ka filluar ta dhunojë.

Familja të detyroi të martoheshe që 15 vjeç?

Po familja më detyroi, u fejova me shkuesi

Sa herë e ke takuar?
E kam takuar 5 apo gjashtë herë

Të detyruan?
Jo jo, por nuk e kam pasur vullnet të plotë, isha shumë e re, por çfarë të them për këtë.

Alfredi ishte 17-vjeç dhe kishte edhe dy prindërit?
Po, po i kam pranuar, nuk e kam refuzuar, se nëna e këtij nuk shikonte. Nuk mund të refuzoja t’i shërbeja njerëzve të tij.

Po personin duhet ta dashurosh fillimisht?
Po fillimisht e dashuroja, kur pata gocën deri atëherë ishim mirë, gjashtë muaj kam ndejt në rregull, kur mbeta shtatzanë ky filloi rrahjet

Ka ekzistuar dhuna?
Dhuna u ka përdor kur gjeta letrat në sirtar. Erdhi baba i vet dhe i gjeti

Ndërhyn Shqipja: T’i mund të thuash çfarë të duash, po me ka gjuajtur me këpucë, s’ke punuar asnjë ditë. Akuzo çfarë duash, po një ditë nuk ke punuar. Shkonim rrugës më gjuante me këpucë.

Bashkëshorti i Shqipes më herët ka treguar me detaje atë që e quan tradhti të gruas së tij, dhe shkoi deri tek një detaj siç ishte telefonata e të dashurit ndërsa ishte në shtrat me Shqipen.

HISTORIA
Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun. Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte me burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.

Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese. Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

BURRI TREGON HAPUR TRADHËTINË E GRUAS
Burri ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa?
Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

Pse kthehej në 12 të natës?
Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

Ti këta persona i njeh?
Po i njoh.

Pse nuk bëtë divorc?
I dashuri i vet më mori në telefon më tha “ja arrita qëllimit, të ndava. Jam me gruan tënde lakuriq në krevat”. Bëfshi qejf i thashë.

E kuptoni sa dëm i keni bërë vajzës?
Unë s’i kam bërë dëm, i ka bërë nëna e vet.

Vajza: Mami më tha të shkoja me shokun e dashnorit për 100 mijë lekë

Mami donte të më lidhte me shokun e të dashurit të saj dhe ai do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xhuliana Karaj.

INTERVISTA ME VAJZEN
Pse nuk i tregove babit, por e dije prej 4 vitesh historinë e mamait?
Mami më kërcënonte që mos t’i tregoja babait. Dhe ai më kërcënonte. “Kam me të vra, kam me të ‘ashtu’”.

Ke pasur kontakt me mamin tënd?
Jo s’kam asnjë kontakt. Nuk ia kam numrin e telefonit.

Nuk i kishe numrin e telefonit?
Jo s’e kisha.

Je kujdesur për motrat dhe vëllezërit? Sa e vështirë është jeta pa mamin?
Jam e lidhur me babin. Më parë kam qenë lidhur me mamin.

Të ka marrë malli për mamin?
Jo s’më ka marrë.

S’ke asnjë mesazh për mamin?
Jo. Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj, se do t’i jepte 100 mijë lekë.

Kur ndodhi kjo Xhuliana?
Mami më mori një ditë në telefon me numër privat. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit.

Ku të çoi ky person?
Më mori e më çoi në Krujë.

Të ngacmoi?
Jo nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’i kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’. Unë në orën 00:00 pashë mamin dhe të dashurin e vet në shtëpinë tonë.

Të tha mami në momentin kur u largua: Hajde me mua.
Jo s’më tha.

Ku jeton mami?
Tek i dashuri i vet.

Pse nuk shkon tek gjyshja dhe gjyshi?
Jo nuk shkoj.

Do shkosh të jetosh më mamin po të tha ‘eja jetoni me mua’?
Jo s’do iki.

“Alfredi nuk punon, të lë pa ngrënë, shiti tokën para e pas shtëpisë. Vetëm bixhoz ka luajtur gjithë jetën e vet. Ndërsa kur vinte në shtëpi kërkonte bukë. Më ka akuzuar për shumë gjëra që nuk janë. Më shiti edhe lavatriçen, dhe unë duhet të laja për 8 persona”, u shpreh Shqipja.

Teksa mohon akuzat ndaj burrit, Shqipja thotë se Leonardin e ka vetëm shok.

“Personi që më ka shoqëruar është shok. Asgjë më tepër. Madje edhe ai e ka të vështirë të jetë këtu. Ai ka familje për vete”, tha ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: