Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

E përplas makina në Shkozë, i riu me motor fluturon në ajër. Dëshmitë e para (Video)

aksidenti6544

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, kur një i ri që udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë tip “Golf”.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se në motor udhëtonte një i ri. Po sipas tyre, përplasja ka qenë aq e fuqishme sa ai ka fluturuar me motor disa metra larg vendit ku u përplas.

“Në tokë ka ende njolla gjaku, i riu fluturoi me gjithë motor”,- thonë dëshmitarët për BalkanWeb.
aksidenti433

aksidenti6544

motori21
Të riut i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe është transportuar në spital, por gjendja e tij mësohet të jetë e rëndë.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.