Një sherr i madh mes njerëzve në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në një market gjatë blerjeve të së “Premtes së Zezë”.

Forcat mjekësore vrapuan menjëherë në marketin Riverchase Galleria, ku merrnin në trajtim persona e lënduar, teksa në një video të postuar në rrjetet sociale duket se si dy gra rrihen me njëra-tjetrën për të marrë produktet me ulje.

Në këtë sherr është dashur dhe ndërhyrja e forcave të sigurisë për t’i ndarë. Por sherret kanë qenë të shumta në shumë qëndra tregtare duke arritur deri në të shtëna armësh.

Kështu ka ndodhur në një market në Misuri, ku është qëlluar në parkingun e makinave një 19-vjeçar i paidentifikuar.

I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën pas sulmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb