Kandidati republikan për guvernator Peter Lumaj, i cili erdhi në Shteteve të Bashkuara të Amerikës si refugjatë në kohën e Shqipërisë Komuniste rreth 30 vite më parë, tha mbrëmjen e djeshme se ai refuzoi ofrentën e Presidentit Donald Trump për t’u rikthyer në Shqipëri, si ambasador i SHBA-së, shkruan CT Mirror.

“M’u ofrua posti i ambasadorit të ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri,” tha Lumaj për komitetin republikan të qytezës atje. “E refuzova këtë ofertë, sepse mendoj se mund se mund t’i shërbej më mirë vendit këtu se sa duke qenë jashtë”.

Lumaj refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të bëra nga reporterët rreth ofertës së bërë nga Trump, duke thënë se i duhej të largohej për një tjetër fushatë. Lumaj është avokat dhe e ushtron profesionin e tij në Nju Jork.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: