Kampioni i Kick Box-it Ismail Keta ishte i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin” ku krahas pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi, iu përgjigj edhe pyetjeve nga Facebook-u. Një komentuese e pyeti sportistin sesi ndihej kur rrihte një serb dhe Keta gjeti rastin për të treguar një histori dramatike.

Fillimisht, ai tregoi se nuk e simpatizonte aspak popullin serb për shkak të masakrave që kishin bërë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Dibër, dekada më parë. Ai madje rrëfeu se në luftën e Kosovës kishte dashur të shkonte ushtar, por i ati e kishte ndaluar duke e nxitur të vijonte punën në Gjermani, ku Ismaili jetonte asokohe.

“Unë që jam këtu dhe nuk them dot se e simpatizoj atë komb, kam historinë më të freskët në vitin 2014, kur pata një hemorragji cerebrale. Kam qenë 10 orë i paralizuar në krahun e majtë dhe unë që sot jetoj dhe jam shumë i lumtur se kam dy fëmijë, jetën e kam prej një serbi. E kisha mësuar 3 javë më parë që ai ishte serb dhe e kisha distancuar.”-rrëfeu Ismail Keta.

68247-640-0-5a358b4658245

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: