Antonio Conte dhe Jose Mourinho mund të thuhet me zë të lartë se nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet ndërmjet tyre. Ndoshta nuk pretendohet që ata të jenë shokë, por me akuzat dhe kundërakuzat e tyre ditët e fundit i kanë çuar në një tjetër nivel ndjenjat karshi njëri-tjetrit.

Momenti kulminant është kur Jose Mourinho risjell në memorien e të gjithëve pezullimin e Antonio Conte-s për trukimin e ndeshjeve. Kujtojmë se trajneri i Chelsea-s mori një pezullim katërmujor, ndërsa drejtonte Juventusin në sezonin 2012-2013, i akuzuar dhe ndëshkuar se kishte dështuar të raportonte ndeshjet e dyshimta në klubin e tij të mëparshëm, Siena. Në vitin 2016, trajneri italian u pastrua nga një gjykatë për çdo veprim të gabuar, në këtë çështje.
cunat
Akuza e parë- Gjithçka nisi me një epitet të Mourinho-s karshi Conte-s. Ai e quajti kloun teknikun italian për shkak të festave të shfrenuara që sipas portugezit kërkon të tregojë me doemos që është pasionant.

Reagimi i Contes- “Unë mendoj se ai duhet ta shohë veten në të kaluarën, ndoshta ishte duke folur për veten në të kaluarën”.

Mourinho- Duke folur pas ndeshjes së raundit të dytë të “FA Cup”, ndaj Derby, Mourinho tha se komenti “klloun” nuk i ishte drejtuar Contes. Por, ai shtoi: “E vetmja gjë që dua të them, për t’i dhënë fund historisë, është se po: kam bërë gabime në të kaluarën, në anën e fushës. Po, do të bëj më pak, por mendoj se do të bëj disa. Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur dhe nuk do të më ndodhë, është pezullimi për trukime ndeshjesh. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë dhe nuk do të më ndodhë asnjëherë”.
perplasja
Conte- Të premten, duke folur para fitores së United kundër Derby, Conte reagoi ndaj Mourinhos, i cili e ka drejtuar dy herë Chelsea, duke fituar tre tituj të Premier League dhe dy kupa në “Stamford Bridge”.

“Ka një person, që vazhdon të shikojë ende këtu, edhe pse ka ikur. Ju e kuptoni cili është? Ai u largua, por vazhdoi të shikonte këtu,” – tha Conte, i cili fitoi titullin e sezonit të kaluar me ‘Blues’.

“Po filloj të jem pak i mërzitur, por nëse dëshiron të luftojë me mua, unë jam gati. Ndërsa po përmirësoj pak anglishten time, sepse ky është problemi i vërtetë për mua, përndryshe mund të shkojmë, ne mund të shkojmë kudo për të luftuar. Unë jam i gatshëm të luftoj për veten, për lojtarët e mi, për klubin, për të gjithë. Nuk kam asnjë problem”.
jose
E mbyll Mourinho- Portugezi mohoi mohoi se ai kishte synuar në komentet e tij Conte-n: “Unë nuk e fajësoj trajnerin e Chelsea fare. E kuptoj reagimin e tij, por unë flisja për veten. Thashë se nuk duhet të sillesh si një klloun për të treguar pasion, se unë duhet t’i kontrolloj emocionet e mia në një mënyrë më të mirë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: