Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

E quajti plehrë, gazeta serbe kërcënon me padi ambasadorin amerikan

C0F49181-5535-4011-A349-F5F2EBAC5F88_w1023_r1_s

SERBI– Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët fyerjet në drejtim të saj.

Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur “plehër” gazetën ‘Informer’ si dhe e ka akuzuar për publikim të lajmeve jo të vërteta.

“Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare”, thuhet në një dekaratë të ‘Informer’.

Gjithashtu thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje.

Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i ‘Informer’ të komentojë një raport të kësaj gazete, i cili thotë se Bashkimi Evropian planifikon të pengojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë “sepse disa zyrtarë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Aleksandar Vuçic udhëheq Serbinë”.

Në videon e postuar nga agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’, ambasadori Scott shfaqet duke thënë në gjuhën serbe: “A jeni ju nga ‘Informer’? Më falni që them, por kjo nuk do të ishte gënjeshtra e vetme që kam lexuar në ‘Informer’ dhe me siguri nuk do të jetë e fundit. Ekziston i ashtuquajturi informacion i bazuar në burime që nuk kam ide se kush janë. ‘Informer’ është plehër e zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj. Mediat duhet të bazohen në fakte dhe unë nuk shoh fakte në ‘Informer”, ka thënë Scott, njofton REL.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • V

    Hej ti Jon, ku ta paskan futur amerikanet ty nese e quan vehten shqiptar? Prej me se 100 vjetesh, qysh kur Amerika ka pasur frenat e Botes ne dore, ky shtet eshte pozicionuar vazhdimish dhe pa interes ne anen tone. Kjo mbeshtetje ka qene vendimtare per egzistencen tone biles. Nese kjo gje nuk te pelqen, apo, me keq, nese kjo te djeg ty, atehere, me fal, por ti nuk duhet te jesh shqiptar ne identitet apo gjak.

    • jon

      Si disa te tjere edhe ty V duhet te kuptosh se kombesin shqiptare as ma jep as ma heq as ty dhe asnje tjeter. Por eshte dobesi e theksua mendore nga ju kur ske fakte te diskutosh fillon te flasesh ne emer te kombit. Zgjohu nga perandoria e enderrave.

  • Ai ka thene nje te vertete te madhe;Jo vetem ajo”Plehre”(Informer),por te gjitha gazetat serbe jane PLEHRA dhe ambasadori s’ka pse te kerkoje falje,ai e tha ate te vertete qe nuk munden ta thone te tjeret!

  • TANI PO E KUPTOJNE SERBET SE JANE PLEHRA?

  • jon

    Sigurisht qe s’do japi te falur. Duket se eshte thjeshte simbolike, per popullaritet. Edhe serbia si Shqipereei eshte nene kemben e perandorise dhe perfaqesuesit e perandorise kurr s’japin falje. Por ndryshimi eshte se ne Serbi bejne pak zhurme kur amerikanet ofendojne kurse ne Shqiperi eshte heresi she ti permendesh amerikanet ne kendeveshtim jo pozitiv. Pra amerikanet na e fusin neve nga te gjitha anet dhe ne s’bejme ze, pavaresisht se s’kane asgje me shume.

  • Bravo z.ambasador!jo vetem gazeta “informer”ata jane komb plehrash.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.