FIER- Një vajzë e re, vetëm 19-vjeç nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Paraditen e kësaj të shtune rreth orës 12:50 ajo është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga të afërmit e saj.

Pasi u dërgua në spital, mjekët konstatuan se vajza ishte vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. Ndonëse ju dha ndihma e menjëhershme, pak orë pas aktit të rëndë, ajo ka ndërruar jetë në spital.

Ka nderruar jete pak ore pasi ishte derguar ne spital e reja e cila piu fotoksine dje ne Fier.

NJOFTIMI I POLICISË
rreth orës 12:50, në lagjen “Afrim i Ri”, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja A.P, 19 e cila rreth orës 14:45, ndërroi jetë në spital”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb