TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për përndjekje dhe trafikim të personave. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).

Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë, iu shkodrani ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish- të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb