Nga Brikena Metaj
GJIROKASTËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër. Një 53-vjeçar nga lagjja ‘Zinxhira’ në Gjirokastër, pasi i ka vënë flakën shtëpisë, është vetëvarur në një përrua në lagjen ‘Manalat’. Burime të policisë konfirmuan ngjarjen tragjike, por nuk kanë dhënë ende hollësi për rrethanat dhe shkaqet.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.V., 53 vjeç. Ai është gjendur i vetëvarur nga policia në afërsi të ish-banesës në lagjen ‘Manalat’ pas njoftimit të banorëve.

Në vendngjarje ka shkuar skuadra e shërbimit Zjarrfikës që ndërhyu duke e shuar zjarrin. Ndërkohë policia që është njoftuar për zjarrin ka vazhduar të kërkojë personin që dyshohej si zjarrvënës.

Autori është gjendur i vetëvarur në përroin e Manalatit dhe më pas trupi është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Policia nuk është prononcuar për shkaqet e ngjarjes tragjike. Por sipas banorëve viktima vuante nga depresioni për shkak të gruas së tij të sëmurë në Greqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: