ITALI- Një vajzë 4-vjeçare nga Trento e Italisë ka ndërruar jetë pas kontaktit që ra me malarian, pavarësisht se nuk kishte qenë asnjëherë në një zonë tropikale.

Ngjarja e rëndë, ndodhi mes të dielës, duke zbardhur e hëna, në spitalin e Breshias, ku ishte transferuar për mjekim të specializuar nga ‘Santa Chiara’ e Trento-s, shkruan ‘Tgcom’.

Familja e saj bashkë me vogëlushen Sofia Zago, kishte qenë për pushime pak javë më parë në Bibione të Venetos. Ndërkohë, autoritetet italiane po hetojnë rastin në fjalë, ku i fundit në Itali ishte ai i vitit 1997. Ndërkohë, spitali ‘Santa Chiara’ ku ishte shtruar vajza, po i nënshtrohet dezinfektimit të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb