TIRANE- Një zjarr i rënë në një banesë në Kombinat i ka marrë jetën një të moshuari që ndodhej brenda saj. “BalkanWeb” mëson se 80-vjeçari, Myftar Kuçi është asfiksuar brenda banesës.

Siç bën me dije policia, zjarri ka rënë rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit te paralizur tij.

Menjëherënë vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se në dhomën ku ra zjarri ishte edhe gruaja e tij, si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët u arritën të nxirreshinn në kohë nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb