MAT – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat mëngjesin e djeshëm. Një fëmijë 4-vjeçar ka rënë në pusin pranë banesës së tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Trupi i të miturit u gjet nga familjarët ditën e djeshme.  Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :

“Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri  L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe  duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plpte te rrethanave   të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: