SARANDË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një gjimnaz në qytetin e Sarandës.

Dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas sherri është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikës.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Antoni Athanas” në një klasë të vitit të tretë.

BalkanWeb mëson se Kastriot Xhanga për motive të dobëta ka goditur dy herë me thikë në sup dhe ije Kostandin Bodinin, të dy 17 vjeç.

Bodini është shtruar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e parë. Policia ka shkruar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Njoftimi i policise

Më datë 23.10.2017, Salla Operative Sarandë njoftohet për një grindje midis dy të rinjëve në ambientet e ”Shkollës Ekonomike”, në lagjen ”Nr.3”, Sarandë. Shërbimet Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi K.B., 17 vjeç dhe K.Xh., 17 vjeç janë grindur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe mjete të ftohta prerëse për motive të dobëta. I dëmtuar ka mbetur shtetasi K.B., i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Sarandës, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga vendi i ngjarjes mjetin prerës tip (biçak). Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin K.Xh., dhe po punon për sqarimin e plotë të grindjes midis dy të rinjëve

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: