SARANDË-Një 12-vjeçar italian ka ndërruar jetë në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Lorenzo Calabreze.

Informacion paraprak
Më datë 12.07.2018, ka ndërruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikti shtetasi Italian L.K., 12 vjeç.

Shtetasi do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi.

REAGIMI I SPITALIT
Lorenzo Calabreze i datëlindjes 16.07.2005, lindur në Bisciglie të Italisë, i ardhur në qytetin e Sarandës më datë 08.07.2018 me një grup të organizuar prej 80 personash, të cilët ishin vendosur në një resort, ditën e sotme kishin planifikuar për të shkuar në Korfuz, në orën 8 e 48 min është thirrur urgjenca e Spitalit Sarandë nga Porti Sarandë. Në orën 8 e 50 min është nisur Ambulanca prej Spitalit, dhe në orën 8 e 58 min është sjellë në spital, pa shenja vitale jete pa puls dhe pa tension.

I është filluar reanimimi i menjëhershëm, elektrokardiograma e pare rezultoi me fibrilacion ventrikular dhe ne vazhdim pavarësisht se fëmija ishte pa shenja jete është vazhduar dhënia e ndihmës për 60 min në prani të dy reanimatoreve, kardiologes të drejtorit dhe nëndrejtorit që të dy mjek, pediatrit dhe dy mjek të urgjencës. Fëmijës i është bere goditje elektrike është intubuar dhe janë dhënë gjithë medikamentet sipas protokollit.
(ed.me/BalkanWeb)