FIER- Videoja përmban skena të rënda, kujdes! “BalkanWeb” ka siguruar të tjera pamje ekskluzive pak sekonda pas shpërthimit të një mjeti tip “Benz” në Fier, brenda së cilit ndodhej 38-vjeçari, Ervin Memo.


Në makinë ka flakë, ndërsa qytetarët të tmerruar kërkojnë ndihmë e hedhin ujë. Memo duket qartë brenda makinës, ndërsa nëna e tij dhe persona të tjerë tentojnë ta nxjerrin nga makina.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, pak minuta pasi Memo kishte parkuar mjetin e tij, ndërsa videoja që po shihni është regjistruar nga dëshmitarët okularë, pasi gjithë lagjja u trondit nga zhurma.
fier
Kujtojmë se nga shpërthimi, Memo mbeti i plagosur rëndë, ndërsa thuhet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme nga ana e pasagjerit. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Thuhet se familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona në Fier, ndërsa kjo mbetet një ndër pistat kryesore ku po heton policia.
(m.a./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: