TIRANE-Disa javë më parë Fildez Hafizi u vra në mes të Tiranës nga ish-bashkëshorti i saj. Mediat raportuan se institucionet përkatëse po merrnin masat e duhura për të mbrojtur vajzat dhe gratë nga dhuna.

Por denoncimi i një qytetari në JOQ.al tregon të kundërtën.

“Shikoni se çfarë ndodh para Fakultetit të Gjuhëve të huaja. Ky djali meriton një diskriminim shumë të madh se femra nuk trajtohet në atë mënyrë. Çfarë do problemi të kishin ta zgjidhnin në shtëpi jo ta kapi me forcë në rrugë dhe të ushtrojë dhunë”- thote ai.

Besojmë të gjithë e dimë se zona pranë fakultetit është një nga më të frekuentuarat këtë periudhë për shkak të sezonit të vjeshtës dhe minimalisht duhet të kishte ndonjë patrullë policie që ka nën vëzhgim zonën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: