Gabriel Gomes është vetëm 12-vjeç dhe njihet si djali më i gjatë në botë. Ai arrin një gjatësi prej 2.3 metrash.
Sipas mjekëve 12-vjeçari vuan nga gigantizmi, një çrregullim serioz i shkaktuar nga një tumor i gjëndrrës së hipofizës, që do të thotë se trupi i tij prodhon shumë hormone rritjes.

Por së fundmi, sipas gazetës METRO ai do t’i nënshtohet një operacioni të rrezikshëm në tru për të ndaluar rritjen e mëtejshme.
“Më shqetëson shumë fakti që jam i gjatë, dua të jem normal,”-shpreht Gabriel. “Ndjej shumë dhimbje, këmbët më lodhin shumë. Ndonjëherë vuaj nga dhimbja e shpinës, e kam kurrizin me gungë.”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: