Ndërsa bënte Pazar në qytetin Guangdong në Kinë, një gruaje i plasën ujërat në mes të rrugës.

Video ështëbërë virale ne rrjetet sociale, ku tregojnë gruan e cila lind fëmijën e saj në rrugë. Menjëherë të pranishmit u afruan për t’i dhënë ndihmë gruas, duke i sjellë karrige dhe letra.

Gjithashtu menjëherë mbërriti edhe një mjek i cili u kujdes për foshnjën e sapolindur. Për fat të mirë nuk pati komplikacione lindjeje. Gruaja shihet më pas duke ecur me qeset në njërën dorë dhe foshnjën në dorën tjetër duke shkuar në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb