SARANDE– Ka qenë një ditë e veçantë kjo e sotmja për disa peshkatarë nga Saranda. Ata kanë kapur një peshk të rrallë të llojit ton me peshë rreth 80 kilogram të cilën e kanë shitur tek një nga restorantet e qytetit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kapen peshq të këtyre përmasave në vendin tonë. Në vitin 2013 disa peshkatarë në Durrës kapën një peshk ton me peshë 270 kilogram.

Peshku ton është një specie që qarkullon në Adriatik dhe Jon, por që pesha e tij mund të arrijë zakonisht deri në 10 kilogramë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: