Futbollisti i madh Rivaldo që dikur shkëlqente me Barcelonën dhe Milan, tashmë në moshën 43 vjeçare vazhdon të luajë e shënojë për Mogi Mirim të kategorisë së dytë të Brazilit.
Por ajo që është edhe më e paimagjinueshme, është se po në këtë ndeshje shënon edhe djali i tij, Rivaldinho 20 vjeçar.
Mogi Mirim ka fituar ndeshjen 3-1 ndaj Macae dhe dy gola i përkasin djalit ndërsa me penallti shënon edhe babai. (da.xha/BalkanWeb)