DURRËS- Gjykata e Durrësit merr në shqyrtim ankimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i gjykatës së Elbasanit, nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, pak ditë pasi i kishte shkarkuar nga detyra, bashkëshorten Rovena Gashi.

Përpara gjykatësve, siç raporton nga salla e gjyqit për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj, Dritan Gina ka shkuar me dy kërkesa. E para, që Prokuroria e Durrësit nuk ka kompetenca të hetojë kallëzimin e tij, me pretendimin se ai ka punuar aty për 9 vite dhe e dyta ka të bëjë Arta Markun.

“Prokurori i çështjes ka lidhje shoqërore me Arta Markun, ka qenë shok klase me të”,- ka thënë Gina në sallë, siç mëson “BalkanWeb”.

Ai po ashtu pretendon të mos jetë marrë në pyetje nga prokurorja.

Kërkoj prishje të vendimit të mos fillimit dhe dërgimin e akteve në Prokurorinë e Durrësit. Shkarkimi im vjen pas 15 vitesh karrierë. Kam marrë vendim për procedim disiplinor për shkak se dola në denoncim publik për mediat. Kërkoj që çështja t’i kalojë një prokurorie tjetër. Unë nuk kam qenë i komanduar kur u shkarkova. Kam bërë padi civile tek Krimet e Rënda”,- ka thënë Gina ndër të tjera.

Drejtuesi Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit, e shkarkuar nga Arta Marku si kryetare e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, u largua nga posti më 9 janar me urdhër t♪7Arta Markut.

Lirimi i tij nga detyra vinte vetëm pak orë pasi bashkëshortja e tij Rovena Gashi dorëzoi një padi në Gjykatën Administrative, ku kërkon pezullimin e vendimit të shkarkimit të saj.

Ndërsa Gashi njihej në Prokurorinë e Përgjithshme si krahu i djathtë i Adritik Llallës, mësohet se edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016, pikërisht me urdhër të Adriatik Llallës. Ashtu si Gashi edhe Gina kërkuan që vendimi i Markut të shpallet i pavlefshëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: