Një incident i rëndë tronditi sot Shkodrën teksa një person ende në kërkim tentoi të sulmonte me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjokën. Ngjarja ndodhi në fushën stërvitore “Reshit Rusi” ku fatmirësisht Gjoka shpëtoi pa lëndime.
Trajneri Gjoka në dëshminë e tij ne polici: “Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë. Nuk njoh aq shume në Shkodër. Unë merrem veç me stërvitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina në fund të stërvitjes. Pranë meje ishte Gilman Lika që më ndihmoi bashke me qytetarë që qëlluan. Nuk e prisja të ndodhte. Me sulmuan pasi kishte mbaruar stërvitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse skam probleme me kënd.”

“Nuk e di ca të them. Futbolli nuk është kështu dhe nuk duhet të jetë kështu. Nuk e njoh personin që më sulmoi. Futbolli duhet të shërbejë për tjetër gjë. Unë e di që kam një ekip solidar dhe të bashkuar dhe jemi të gjithë për një qellim. Besoj që policia do bëjë punën e vet dhe ne do të bëjmë punën tonë. Kam menduar se kam ardhur ne Shkodër në një qytet ndryshe, qytet kulture dhe sportdashës. Shpresoj të mos kemi më të tilla raste për asnjë moment”, vijoi ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb