TIRANE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherësh zëvendëskryeministër, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pacolli ka takuar homologun e tij, Ditmir Bushatin, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

Pacolli përmes profilit të tij në Facebook ka bërë me dije se, dy Qeveritë do të takohen më 27 nëntor në Korçë. Këtë njoftim të rëndësishëm e ka thënë pak më parë edhe kryeministri Rama.

“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçeë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Km Rama”, ka thënë ai.

pacoll fb

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: