TIRANE – Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet pasi një adoleshent tentuar vetëvrasjen. Ngjarja ndodhi në Shkozë, pikërisht në Ditën e Verës, kur mendohet të ishte një ditë e gëzueshme për të gjithë.

Policia bën me dije se një adoleshent, i moshës 15 vjecare, ka qenë në banesën e tij dhe në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve.

Informacion paraprak.
Më datë 14.03.2018, në Shkozë, në banesë, në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve shtetasi i mitur A.N, vjeç 15, i cili ndodhet në spitalin e fëmijëve nën kujdesin e mjekeve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: