TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “Top Story” se do të padisë portalin shqiptar që botoi lajmin, “Fake News”, sipas tij në lidhje me groposjen e 1300 kontejnerëve me mbetje kimike. Sipas tij, nëse kjo gjë është e vërtetë do rrëzohej vetë qeveria italiane.

Ai u kap sërish me analistët, kur tha se duhet t’ju tregonin shqiptarëve të vërtetën, të hetonin për akuzat, që sipas tij erdhën nga çadra.

“Kam parë në çadër gazetarë, të cilët i dëgjoj që flasin përditë për koncesione e korrupsion, që dalin me flamurin e të vërtetës së madhe dhe nuk i kanë hyrë kësaj pune, ta vërtetojnë si qëndron e vërteta e kontejnerëve me mbetjet kimike. Pse nuk e vërtetojnë? Pse nuk i thonë çadrës që kjo është një pavërtetësi. Të paguash për të nxjerrë një lajm të pavërtetë, ne do çelim një gjyq për këtë ndaj portalit që e ka fabrikuar”,- tha kryeministri.

“Këto janë lajme të rreme të fabrikuara. Saliu është “Fake News” është kampion. 1300 kontejnerë qenkan futur në Shqipëri? Po nga kanë ardhur? E dini ju që bie qeveria italiane po të jetë e vërtetë”,- shtoi më tej ai.

Kryeministri sqaroi se për të kundërtën e asaj që shkruajnë portalet ka marrë “konfirmimin nga inteligjenca e doganës italiane”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: