U përfol se moderatorja e njohur Alketa Vejsiu do të largohej nga televizioni Klan dhe madje edhe nga Shqipëria për të nisur një projekt të ri. Kjo gjë pas një fotoje në ambientet e gjigantit televiziv “Mediaset” në Itali dhe një urimi nga regjisorja Vera Grabocka.

Mirëpo Alketa ka sqaruar me anë të një postimi në Instagram, duke thënë se nuk do ta braktisë as Shqipërinë dhe as “Klanin”.

“Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Së shpejti në Klan vijmë me një tjetër patentë në muajin shkurt! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijve do ta them me shumë krenari në shqip “Jam krenare që jam shqiptare!”…
E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tëre mundoheshin të fshihnin identitetin; unë refuzoja ta bëja… Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë sime të bukur në çdo kënd të botës me të cilin puna apo jeta më kanë lidhur!
I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bënë kjo që jam!
Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmonë, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh pasione! Përqafime të gjithëve dhe shihemi të hënën tek Dance with me Albania”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: