TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Liri Berishova. Ajo ka qenë një nga drejtueset e Partisë Komuniste, por gjithashtu e përndjekur dhe internuar nga diktatura. Vitet e fundit ajo vuante nga probleme të shumta shëndetësore.

Liri Belishova lindi në Belishovë më 14 tetor 1926. Ajo ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.

(Foto: Fadil Paçrami, Liri Belishova, Nako Spiru, Ramiz Alia)

Fadil-Pacrami-Belishova-Spiru-dhe-Ramiz-Alia

Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937 në Ballsh. Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e mbretërisë. Kontaktet me idetë dhe materialet komuniste i pati prej kushëririt të saj, Besimit, student në Normalen e Elbasanit.
Belishova u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe humbi një sy. Gjatë viteve 1946 dhe 1947 ajo ishte kryetare e Shqipërisë e Rinisë Popullore (Rinia Popullore). Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim. Pas rehabilitimit të Nako Spirus, si rezultat i ndarjes Jugosllave-Shqiptare, më 1948, Belishova u rehabilitua gjithashtu dhe u bë anëtar i Politburove të Partisë së Punës të Shqipërisë nga viti 1948 deri më 1960.

Dy vite më parë në ditëlindjen e 90-të, Liri Belishova do të shprehej: Jeta ime ka qenë e mjegullt po jam e lumtur që e përjetova lirinë e demokracinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Më bëhet qejfi që Shqipëria po ndjek rrugën europiane”. Ditëlindja e 90-të u festua në Akademinë e Shkencave, ku nga të pranishmit u cilësua si diplomate kalibri, veçse intelektuale.

liri belishova 90

Ish-presidenti Alfred Moisiu, demokratja Grida Duma, deputetja kosovare Flora Brovina, aktorët Tinka Kurti e Margarita Xhepa, gazetarja Tefta Radi, ish-gjenerali Rrahman Parllaku vlerësuan kontributin në luftë të Belishovës, mandej kontributin në diplomaci, duke mos lënë pa përmendur edhe jetën e saj të vështirë në internim.

“Është e vetmja që ka kërkuar falje që ka punuar me Enverin. Asnjë tjetër nuk ka moral ta bëjë këtë”, u shpreh atë kohë aktorja e madhe Rajmonda Bulku, e cila kishte qenë shoqe me vajzën e Belishovës, Drita Çomo.

JETA NË PARTINË KOMUNISTE
Ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e kanë pranuar anëtare të Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste të Tiranës, pra edhe të Rinisë Antifashiste. Ndërsa një vit më pas iu besua drejtimi i të gjithë rinisë së kryeqytetit. Në moshën 18-vjeçare u bë anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste të Shqipërisë dhe pak më pas u gjend në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste. Kjo është Liri Belishova, që adoleshente në luftë humbi syrin, ndërsa pas lufte humbi titujt që mori, humbi vajzën Drita, por edhe dy bashkëshortë, Nako Spiron e Maqo Çomon. Humbi 31 vite jetë në internim dhe plot miq të saj. E arsimuar edhe në Bashkimin Sovjetik, nga njëra prej eksponentëve kryesore të LANÇ-it, anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, ajo u përjashtua në vitin 1960 si “armike e Partisë”, duke e internuar fillimisht në Gjirokastër dhe më pas në Cërrik e Mallakastër, deri në vitin 1991.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: