NGA NERTAN PRIFTI

Zlatko Daliç është padyshim arkitekti i suksesit historik të Kroacisë në Botërorin 2018. Por përpara se t’i prezantohej botës, trajneri njihej shumë mirë nga shqiptarët. Meritë për këtë ka Besnik Sulaj, i cili një dekadë më parë i besoi pankinën e Dinamos.

Tani ka të drejtuar nga vetja të gjithë prozhektorët. Ai konsiderohet si arkitekti i suksesit të Kroacisë në Botërorin 2018 dhe bashkë me skuadrën e tij mund të ngjitet në çatinë e botës.
WhatsApp Image 2018-07-15 at 10.56.58
Zlatko Daliç u paraqit si një surprizë në turneun e Rusisë, por jo për shqiptarët, që e njihnin prej shumë kohësh.

Më shumë Besnik Sulaj, presidenti i Dinamos, që një dekadë më parë i besoi pankinën e skuadrës së tij.
Numri një i klubit Blu, e zbuloi në një sfidë në Kupën e atëhershme Intertoto kundër Varteksit. Impakti ishte i menjëhershëm dhe në korrikun e vitit 2008 nisi aventura shqiptare e Zlatko Daliç, një teknik i ri, por dukshëm një profesionist dhe I mbushur me ambicie.
fcbe3dd0-c417-4a22-a0be-2fe41e10fa3d
Ashtu ishte dhe skuadra e Dinamos, e cila në atë kohë dominonte futbollin shqiptar me lojë dhe trofe.
Nisja ishte e shkëlqyer me triumfin në Superkupën e Shqipërisë.

Pas startit së kampionatit drejtoi skuadrën edhe për 19 javë të tjera, për t’u larguar në shkurt të vitit 2009, pas humbjes në derbin kundër Partizanit.

Por ashtu siç u prezantua, Daliç u largua plot klas dhe është pikërisht kjo arsyeja që edhe tani ruan raportet miqësore me ish-presidentin e tij Sulaj.
01d24f38-e483-4c14-9a47-456936977bf8
Më pas karriera e Daliç vijoi në disa skuadra, derisa mori drejtimin e Kroacisë, duke shkruar një kapitull të artë në historinë e futbollit Botëror.

Një arritje që e bën krenar teknikun, por edhe Besnik Sulaj, njeriu që i besoi shumë herët dhe ia prezantoi atë shqiptarëve, kur bota e futbollit nuk e njihte aspak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb