ITALI – Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence pasi akuzohet për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të investigatorëve italianë që informuan se 38 vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Rreth 70 kg marijuanë u sekuestruan në automjetin e tij të tipit Renault. Kjo sasi droge sipas policisë italiane arrinte vlerën  prej 350 mijë euro po të shitej në treg.

Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 4 thasë. Ndaj shqiptarit u lëshua urdhëri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: