Ka marrë fund aventura e Fabio Kapelos, nën drejtimin e skuadrës kineze Jiangsu Suning. Për shkak të dy humbjeve radhazi dhe formës jo të mirë që skuadra po kalon në kampionat, drejtuesit e klubit, të cilët janë dhe pronarët e Interit, vendosën ta shkarkojnë “Don Fabion”.

71-vjeçari e mori drejtimin e ekipit në qershor të 2011-ës dhe kishte për objektiv shmangien e rënies nga kategoria. Jiangsu Suning e mbylli 2017-ën në vendin e 12-të dhe e nisi sezonin e ri me pritshmëri të larta, por vetëm 3 pikë në 3 takime, ishin shumë pak për një skuadër me pretendime madhore.

10 milionë euro në sezon ishte paga e trajnerit italian, ndërsa klubi kinez janë të detyruar ta paguajnë sërish Kapelon deri në mbarimin e kontratës. Pasuesi i tij në stolin e Jiangsu Suning pritet të jetë rumuni Cosmin Olaroiu.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ecuria-negative-ne-kampionat-shkarkohet-fabio-kapelo/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: