Listës së gjatë të 138 portierëve që ylli argjentinas Leonel Mesi u ka shënuar deri tani, mbrëmjen e djeshme iu shtua edhe portieri i Juventusin, Xhanluixhi Bufon.

“Pleshti” nuk kishte arritur ta mposhte në përballjet e mëparshme italalianin, ndërsa me dopietën e djeshme u thye edhe tabuja duke klasifikuar kështu 39-vjeçarin në listën e të “ndëshkuarve”.

Mesi ka shënuar në total 96 gola në 116 ndeshje në Ligen e Kampioneve. Ku 59 i ka realizuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 në eliminim direkt, mesatarisht 0,83 më shumë se Kristiano Ronaldo./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: