Gjermania i ka dhënë një leksion futbolli Norvegjisë, duke fituar me shifrat 6-0 në ndeshjen e sotme të kualifikueseve të Botërorit 2018. Ozil u kthye pas një viti te goli në përfaqësuese, Verner i shtoi dy gola të tjerë bilancit të tij me përfaqësuesen ndërsa Myler u kthye në njeriun asist në këtë duel.

Por edhe suksesi i 8 në po aq ndeshje të zhvilluara nga Gjermania nuk i dha kësaj përfaqësueseje kualifikimin e shumëpritur, ndonëse ai nuk parashikohet të vonojë.

Kjo, pasi Irlanda e Veriut mundi 2-0 Republikën Çeke duke mbajtur vendin e dytë, 5 pikë pas Gjermanisë, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje. Takimi i radhës është pikërisht mes Irlandës ë Veriut dhe Gjermanisë, por kjo e fundit luan ndeshjen përmbyllëse ndaj Azerbajxhanit.

Ndeshjet
Azerbajxhan-San Marino 5-1
Gjermani-Norvegji 6-0
Irlanda e Veriut-Republika Çeke 2-0

grupi-c1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb