BRITANI- Besar Halimi mund të jetë futbollisti i radhës shqiptar që do të luaj në kampionatin anglez.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është vënë në listën e dëshirave nga skuadra e ‘Championship’-it, Brentford, e cila është e gatshme të ofrojë rreth një milionë euro për të.

Halimi ka shkëlqyer në Bundesliga 3 me Stuttgart Kickers ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë 14 asistime për bashkëlojtarët e tij. Megjithatë mbetet të shihet nëse Halimi do të pranojë ofertën nga Brentford apo do të vazhdojë karrierën në Gjermani ku po kërkohet nga Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: