SHBA – Edhe Steven Seagal është përfshirë në skandalet seksuale që kanë pwrfshire se fundmi Hollivudin. Një ndër emrat më të njohur të filmave aksion është akuzuar nga aktorja Rachel Grant.

Grant thotë se ai e ka sulmuar seksualisht atë në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill”, në vitin 2002 kur ajo ishte 25 vjece

“Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të më zbërthente pantallontat dhe më pas, kur pa që nisa qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, thotë Rachel.

Akuzat e aktores, që ka luajtur edhe tek “Die Another Day” janë mohuar nga Steven Seagal përmes përfaqësuesve të vet ligjorë.

“Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontat të tillë me zonjën Grant. Nuk ka patur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb