Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajneri i Leicester City. Tekniku italian që vitin e kaluar surprizoi këdo me titullin e fituar në “Premier Ligë me skuadrën e dhelprave, është shkarkuar sot pas më shumë se dy viteve bashkëpunim me klubin nga “Premier Liga”, raporton “Daily Mail”.

Vendimi është marrë që pas humbjes 2-1 në Sevilje në Ligën e Kampioneve por i është komunikuar sot trajnerit italian, edhe pse pak ditë më parë, klubi nëpërmjet një komunikate bëri të qartë se italiani ishte i paprekshëm.

“Daily Mail” nuk ka arritur të konfirmojë zërat në burime zyrtare të klubit, që nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë temë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb