Nuk është hera e parë dhe mendojmë që s’ka për të qenë as e fundit, që një politikan i tillë është “jashtë rrymës”. E veçanta e tij qëndron jo vetëm në mënyrën e realizimit të projekteve dhe zbatimit të politikave, por edhe në stilin e tij e të veshurit. S’kanë qenë të pakta mediat jo vetëm shqiptare, por gjithashtu edhe të huaja, të cilat herë pas here janë fokusuar jo vetëm në ta-kimet e bërë me kryeministrin Rama në vendin e tyre, por një vëmendje të veçantë i kanë dhënë edhe veshjes së tij. Të shumta janë mediat, të cilat mund të përmendim duke nisur me median serbe.
edi-rama-3

rama-7-1

edi-rama-1

rama-8

rama-13
Veshja e kryeministri Edi Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit në Trieste nuk ka kaluar pa u komentuar nga këto media. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk heq dorë nga stili i tij ‘casual’, kështu që edhe sot në panelin e Samitit të Triestes është shfaqur me atlete të bardha dhe kostum të zi, por sigurisht nuk ka harruar as kollaren”, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Ndërkohë që meadia tjetër serbe, “Informer”, lajmin e mbërritjes së Ramës në samit e hap me titullin “Rama, sërish një incident me modën, shikoni kryeministrin e Shqipërisë të kërcejë në Samitin e Triestes”. Vesh-jen e kreut të qeverisë shqiptare e ka komentuar edhe “B92”, e cila në titullin e saj shkruan “Rama me stil rastësor, në Trieste me atlete”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/02/21/edi-rama-kryeministri-sportiv-cool-europes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: