PRISHTINE– Ministrja e Dialogut në Kosovë, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë sa i takon ndërtimit të murit në anën veriore të urës së Ibrit. Ajo theksoi se pas një takimi disa orësh me përfaqësues të BE-së, se rezultatet ishin pozitiv. Sipas Tahirit, muri është ilegal dhe se duhet të hiqet. Ministria pohoi se BE-ja ka thënë se duhet të zbatohet vetëm Marrëveshja për Revitilizim të Urës, duke thënë se duhet prishur ai mur.

“Iu njoftoj se rezultatet janë pozitive. Qëndrimi i BE-së është se marrëveshja duhet të respektohet plotësisht dhe ai mur është ilegal dhe muri duhet të hiqet. Gjithçka do të bëhet në respektim të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri për KTV. Ajo, më tej, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka prezantuar qëndrimin që muri të hiqet menjëherë dhe mos të ketë vonesa.

“Kemi paraqitur qëndrimin e Qeverisë se kjo duhet të largohet dhe të mos ketë vonesa. Muri do të hiqet dhe ura dhe ajo pjesa do të jetë e hapur për lëvizje të lirë. Siç e dini BE është e autorizuar për urën dhe kompania e kontraktuar nga BE e cila do të merret me këtë sepse ajo sigurisht që është ndërtuar nga strukturat ilegale”, ka përfunduar Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: