TIRANË- Artistët dhe shoqëria civile po zhvillojnë një marshim kundër shembjes se teatrit. Në protestë marrin pjesë edhe përfaqësues të PD-së.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës të tërhiqet nga projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa me vargjet e këngës “Eja mblidhuni këtu” iu kanë bërë apel qytetarëve të bashkohen para kryeministrisë. Ata mbanin pankarta në duar, ndërsa lëviznin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta Teatri (11)

Prej ditësh artistët dhe shoqëria civile kanë protestuar kundër shembës së teatrit. Por pavarësisht kësaj, të enjten maxhoranca parlamentare votoi projektligjin që i hap rrugë shembjes së tij, mes protestave të tyre dhe opozitës.

Protesta Teatri (10) Protesta Teatri (9) Protesta Teatri (8) Protesta Teatri (7) Protesta Teatri (6) Protesta Teatri (5) Protesta Teatri (4) Protesta Teatri (3) Protesta Teatri (2)

(BalkanWeb)