TIRANE- Tifozët e Skraparit, një ekip që militon në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar i kërkojnë kreut të LSI-së, njëherësh kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili është nga ky qytet, që të bëhet President i ekipit të Futbollit të Skraparit.

Kërkesa e tyre bëhet përmes një statusi në Facebook, por nuk dihet a është ajo faqja e tyre zyrtare. Nëse do të ishte ashtu nuk dimë a do pranonte Meta këtë ftesë.

Gjithsesi skraparllinjtë besojnë se me Metën në krye Skrapari mund të shkojë edhe në Champions League.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: