INSTAT publikoi të dhënat mbi përdorimin e burimeve të brendshme natyrore në ekonomi.
Në vitin 2016, lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, e cila përfaqëson sasinë totale të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, është rreth 28 milion ton, duke shënuar një rritje me 7,97 % krahasuar me vitin 2015.

Nga të dhënat e INSTAT, peshën më të madhe në përdorimin e burimeve natyrore e zënë mineralet jo metalike, me një peshë prej 64%. Ndërsa mineralet metalike përbënë vetëm 4.1% të burimeve të përdorura në ekonomi.

Mineralet metalike dhe mineralet jo metalike të përpunuara dhe të pa përpunuara janë dy grupe kryesore në kategoritë e materialeve mjedisore, sipas përkufizimeve të Llogarive të Flukseve Materiale Mjedisore, që përbëhen nga prodhimet e minierave, industria e ndërtimit dhe mineralet industriale. Ne mineralet metalike bejne pjese inertet e lumenjve, guret, druret, si dhe guret gelqerore.

Grupi i dytë me peshë më të lartë është Biomasa me rreth 28.5%. Biomasa përfshin materialet organike jo fosile me origjinë biologjike. Sipas përkufizimeve të Llogarive të Flukseve të Materialeve Mjedisore, lënda e parë e nxjerrë nga burimet natyrore përfshin të gjithë produktet bujqësore, peshqit dhe kafshët e gjuetisë. Blegtoria dhe produktet blegtorale (si p.sh qumështi, mishi, vezët) nuk përfshihen në këtë kategori.

Materialet e energjisë fosile kanë një peshë prej 3.8%. Përfshijnë burimet e naftës dhe materialet e tjera fosile të energjisë që janë formuara në të kaluarën gjeologjike, nga biomasa. Ato përfshijnë lëndet e ngurta, lëngjet dhe gazet.

Struktura e burimeve të brendshme natyrore, tregon që produktet “minerale jo metalike” zënë rreth 63,48 %, “biomasa” 28,56 %, “mineralet metalike” 4,15 % dhe “materialet e energjisë fosile” me 3,81 %.

tab

Si llogariten flukset e përdorimit
Përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore mat shumën vjetore të lëndëve të para të nxjerra dhe të përdorura në ekonominë kombëtare, plus të gjitha importet fizike, minus të gjitha eksportet fizike.

Te dhënat e përdorura për Llogaritë e flukseve të Materialeve Mjedisore kanë burim të dhëna administrative të marra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Instituti i Statistikave (INSTAT) etj. Metodologjia e përdorur për llogaritjen e tyre është bërë në përputhje me rregulloren (BE) Nr 691/2011 mbi Llogaritë e Flukseve të Materialeve Mjedisore dhe manualeve të Eurostat. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb