Gjyqtarja Fildes Hafizi e ekzekutuar sot me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë.

Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

FAKSIMILE E LETRËS SË PLOTË
dokumenti i gjyqtares per donald Lu
dokumenti i gjyqtares3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb